Fanella historike e Manajt ndaj Serbisë shitet për 3,100 euro në ankand ndërkombëtar

Fanella historike e Manajt ndaj Serbisë shitet për 3,100 euro në ankand ndërkombëtar

Fanella që Rey Manaj veshi në ndeshjen historike ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovc u kthye në një objekt të çmuar koleksionistësh, duke u shitur për 3,100 euro në ankandin ndërkombëtar të organizuar nga MatchWornShirt, partneri zyrtar i FSHF-së. Kjo shifër përfaqëson një rritje të jashtëzakonshme, pasi çmimi fillestar ishte vetëm 378 euro, por blerësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rriti ofertën plot 11 herë për ta pasur këtë fanellë me vlerë historike. Fanella mban firmën e Rey Manajt dhe është një simbol i rëndësishëm për tifozët kuqezi, pasi Manaj shënoi golin vendimtar që siguroi fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë, një moment që do të mbahet mend gjatë nga gjithë shqiptarët. Kjo blerje e bën fanellën e Manajt fanellën e dytë më...