Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Doggfather” i rap-it feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush Snoop Dogg?
Sot, më 20 tetor, një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim të muzikës hip-hop, Snoop Dogg, feston ditëlindjen e tij të 54-të. I lindur në Long Beach të Kalifornisë më 20 tetor 1971, emri i tij i vërtetë është Calvin Cordozar Broadus Jr., por bota e njeh prej dekadash si “Doggfather-in” e rap-it amerikan. Snoop Dogg u bë i famshëm në fillim të viteve ’90 kur bashkëpunoi me producentin legjendar Dr. Dre në albumin “The Chronic”. Albumi i tij debutues, “Doggystyle” (1993), shënoi një sukses të menjëhershëm, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve muzikore dhe duke e bërë Snoop një ikonë të kulturës West Coast. Gjatë karrierës së tij, ai ka publikuar mbi 19 albume, ka fituar dhjetëra çmime dhe ka...