Vdes në Beograd ish-gjenerali i dënuar për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviq

Vdes në Beograd ish-gjenerali i dënuar për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviq

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës, Nebojsha Pavkoviq, vdiq në moshën 79-vjeçare në Beograd. Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë. Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviq u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët. Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd. Nga viti 2000 deri më 2002, Pavkoviq shërbeu si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave. Më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s në Republikën e atëhershme Federale të Jugosllavisë, ai ishte komandant i Armatës së...