Osmani: Ka kohë për krijimin e qeverisë së re

Osmani: Ka kohë për krijimin e qeverisë së re

Kosova E Hënë, 20 Tetor 2025 14:59 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re gati tetë muaj pas zgjedhje parlamentare, por e kritikoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe, se po përpiqet të sjellë pengesa në këtë drejtim. Osmani tha se është në interes të Kosovës ta ketë sa më parë një qeveri të re dhe me mandat të plotë kushtetues. “Unë nuk do të ngutesha që të jap supozime se do të dështojë krijimi i Qeverisë, ka edhe pak kohë”, tha Osmani për gazetarë pas një ngjarjeje të organizuar të hënën, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, në Prishtinë. Përpjekjet për krijimin e Qeverisë së...