Gjermania dhe Islanda thellojnë bashkëpunimin ushtarak

Gjermania dhe Islanda thellojnë bashkëpunimin ushtarak

Bota E Hënë, 20 Tetor 2025 15:07 Në kushtet e rritjes së kërcënimeve ruse në rajonin e veriut,  Gjermania dhe Islanda kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak, duke hapur rrugën për projekte të reja logjistike dhe mbrojtëse në Atlantikun e Veriut. Forcat e armatosura gjermane synojnë të krijojnë një pikë mbështetjeje në Islandë,  ku do të ankorohen anije luftarake,  nëndetëse dhe mjete furnizimi. Kjo nismë vjen si pjesë e një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar në Reykjavik,  me fokus në logjistikën detare. Ministri gjerman i Mbrojtjes,  Boris Pistorius,  pas takimit me ministren e Jashtme islandeze,  Þordís Kolbrun Reykfjorð Gylfadóttir,  theksoi rëndësinë strategjike të Islandës: “Këtu në veri të largët,  Islanda po jep një kontribut jetik për mbrojtjen e krahut verior të aleancës.” Islanda,...