“Gjendja e rëndë”/ Spitali reagon zyrtarisht për Nanon: Pësoi arrest kardiorespirator

“Gjendja e rëndë”/ Spitali reagon zyrtarisht për Nanon: Pësoi arrest kardiorespirator

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se ai ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe në aktualisht në gjendje shumë  të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator “Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali. Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru. 73-vjeçari Fatos Nano, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër i vendit (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005). Ai është themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj.