Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shënoi golin historik ndaj Serbisë, shitet me çmim marramendës fanella që mbajti veshur Rey Manaj
Fanella që mbajti veshur Rey Manaj në fitoren e madhe me Serbinë është blerë në ankand për 3 100 euro. Fanella mban edhe firmën e sulmuesit lushnjar, i cili me golin e tij i dha 3 pikët Kombëtares dhe shansin real për të arritur në “playoff”-in e Botërorit 2026. Gjithsesi, kjo nuk është fanella më e shtrenjtë e Kombëtares e shitur në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit (rreth 5800 euro) e veshur në ndeshjen ku i shënoi gol Italisë në “Euro 2024”.