Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
“Kush po e r*uan për urdhra” – Berisha i shmanget pyetjes për pjesëmarrjen e Bujar Leskajt në protestën për UÇK-në
Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu shmangu pyetjen për pjesëmarrjen e Bujar Leskajt në protestën për UÇK-në në Tiranë, duke thyer kështu vendimin politik të partisë. Pjesëmarrja e Leskajt tërhoqi vëmendjen e mediave edhe për përgjigjen e tij ndaj gazetarëve, kur u pyet pse shkelën urdhrin: “Kush po e r*uan për urdhra”. Megjithatë, Berisha theksoi se nuk kishte urdhër që ndalonte pjesëmarrjen, ndonëse më parë vetë kishte deklaruar se bojkoti i protestës ishte një vendim politik i PD-së, për të mos u shfaqur krah qeverisë. “Është trillim dhe shpifje ajo që thonë se ka pasur urdhër. Nuk ka pasur asnjë urdhër për të marrë apo për të mos marrë pjesë në protestën e UÇK-së. Duke mbështetur plotësisht kauzën e drejtë,...