Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

Antonela Berisha, Klea Prenga dhe Mariela Berisha TIRANË- Gjykata e Tiranës shpalli fajtore dhe dënoi dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha për dhuënn ndaj blogeres Klea Prenga. Mariela Berisha u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vite nëse dënimi do të mbetet në fuqi edhe nga Apeli. Ndërsa motra e saj, Antonela, u dënua me 3 vite shërbim prove, që iu reduktua ne dy vite. Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024, në një lokal luksoz të Tiranës, në zonën e Kodrës së Diellit. Fillimisht u shpallën në këkrim, por më pas motrat Berisha u vetëdorëzuan në tetor të 2024. ...