Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet në Vlorë, Berisha: Ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat nga selia blu se PD nuk ka asnjë dilemë për kandidatin që do të mbështesë në zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Vlorës. Berisha sulmoi këshilltarin e PD në Vlorë, Gjergji Nika i cili shpalli kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Sipas kryedemokratit, ai s’ka asnjë lidhje me PD, pasi është këshilltar i propozuar nga ish-kryetari Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. “Së pari, ai nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ai është këshilltar i propozuar nga Basha me Alibeajn, nuk e lidh asgjë me PD. Kështu që të pyesësh se kë do mbështesë PD, ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar se do të mbështesim. Nuk kemi asnjë...