‘Gjërat nuk i mohoj dot’, Lapaj: Nëse del një kandidat i pavarur në garën për Tiranën, do e mbështesim

‘Gjërat nuk i mohoj dot’, Lapaj: Nëse del një kandidat i pavarur në garën për Tiranën, do e mbështesim

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tha sot se është i gatshëm të mbështesë një kandidat të pavarur për Bashkinë e Tiranës. Lapaj deklaroi se lëvizja nuk do të bashkohet me ata që kanë marrë peng sistemin. Lapaj shprehu vlerësime për kandidatin e mbështetur nga opozita, Florjan Binaj. “Florjan Binaj është një qytetar i angazhuar, që ka luftuar në kauza të ndryshme, është një njeri me të cilin kemi bashkëthemeluar lëvizjen tonë dhe është qytetar që ka luftuar për kauza publike. Zoti Binaj ka qenë krah për krah me ne për çështjen e importit të plehrave; ka qenë në shesh kundër rritjes së çmimeve, ka qenë për mungesën e ilaçeve. Gjërat nuk i mohoj dot. Duam apo nuk duam ne, Partia Demokratike është sot...