Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Nano, mes jetës e vdekjes
Ish-kryeministri socialist Fatos Nano po vuan sprovën e radhës shëndetësore, prej ditësh në reanimacion, në një gjendje vërtet të rëndë. Ai gjendet i shtruar në një spital privat në Tiranë dhe prej aty thuhet në një komunikatë se, “Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rëndë me prognozë të rezervuar!”. Fatos Nano është 73 vjeç aktualisht. Ai u shkëput nga politika aktive në vitin 2005, me një përpekje pak vite më vonë për t’u bërë president, por pa sukses. Vitet e fundit, lajmet për të kanë të bëjnë vetëm me aspekte shëndetësore. /tesheshi.com/