Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore paraprake të SPAK

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore paraprake të SPAK

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliaj për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore paraprake të kryera nga SPAK. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e datës 1 shtator të Shkallës së Parë. Më 18 gusht, mbrojtësit e kryebashkiakut të Tiranës, me një material 77 faqesh, i kërkuan GJKKO-së shpalljen e hetimeve si të pavlefshme, duke renditur shkeljet ligjore. Në kërkesë argumentohej se SPAK tejkaloi afatet hetimore, dhe se Prokurori që kreu hetimet, Ols Dado ishte emëruar në mënyrë të paligjshme. Po ashtu si arsye për të shpallur të pavlefshme hetimet, renditej edhe fakti se kallëzimi është bërë nga një person anonim, dhe nuk është bërë asnjë verifikim për identifikimin e tij.Pjesë e listës së gjatë të argumenteve renditej edhe shmangia e afateve hetimore përmes rregjistrimit...