Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga Vora në Hanin e Hotit me 120 km/orë, ja kur synohet të përfundojë projekti hekurudhor
16 kompani nga Evropa dhe Azia kanë shprehur interes për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. TV SCAN ka mësuar se faza e parë e parakualifikimit të tenderit, me kompanitë që do të kalojnë në fazën tjetër, pritet të finalizohet brenda këtij muaji, me miratimin pa kundërshtime që duhet të japë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në listën e aplikantëve përfshihen kompani nga Turqia, Italia, Kina dhe India, si dhe disa konsorciume ndërkombëtare që garojnë në formë joint venture, duke bashkuar kapacitetet teknike dhe financiare për të përmbushur kriteret e kërkuara. Procedura e prokurimit publik për këtë projekt u hap nga BERZH në dhjetor 2024, ndërsa afati për dorëzimin e aplikimeve u shty nga 24 janari në 24 shkurt 2025. Me...