BE-së i kërkohet të jetë “më kreative” në luftimin e taktikave të Rusisë për shmangie sanksionesh

BE-së i kërkohet të jetë “më kreative” në luftimin e taktikave të Rusisë për shmangie sanksionesh

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas i ka bërë thirrje bllokut evropian “të jetë më kreativ” në luftimin e “flotës së fshehtë ruse”, përmes së cilës iu shmanget sanksioneve ndërkombëtare të lidhura me luftën në Ukrainë. Ajo ka thënë se Rusia është bërë shumë kreative në shmangien e sanksioneve, andaj i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të jetë më i vëmendshëm. “Na duhet të mendojmë vazhdimisht se çfarë mund të bëjmë më shumë”, ka thënë Kallas, në nisje të një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg. Kallas ka thënë se BE-ja ka arritur shumë përparim në kufizimin e të hyrave të Moskës përmes sanksioneve, mirëpo që duhet bërë më shumë. Sipas një dokumenti të përgatitur për takimin e së hënës, flota...