Opozita akuzon për abuzime në administratë: Deputetët ‘bukosin’ Komisioneren e Shërbimit Civil në Kuvend

Opozita akuzon për abuzime në administratë: Deputetët ‘bukosin’ Komisioneren e Shërbimit Civil në Kuvend

Një seancë dëgjimore e zhvilluar në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione mes deputetëve të opozitës dhe Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Klotilda Strakosha. Opozita ngriti akuza për “abuzime të strukturuara” në administratën publike dhe për përpjekje për të shmangur zbatimin e vendimeve gjyqësore për rikthimin në punë të nëpunësve civilë. Akuza për “ristrukturime fiktive” Deputetët Saimir Korreshi dhe Gent Strazimiri akuzuan titullarët e institucioneve publike se po përdorin metodën e “ristrukturimeve fiktive” për të mos lejuar rikthimin në detyrë të nëpunësve që kanë fituar gjyqet kundër shkarkimeve të padrejta. Sipas tyre, në shumë raste, pas vendimit të gjykatës për rikthim, institucionet deklarojnë se “vendi i punës nuk ekziston më”, duke e justifikuar me ndryshime strukturore që në fakt...