‘Mund të ndikojnë në fertilitet’/ Të brendshmet dhe kupat menstruale përmbajnë kimikate të dëmshme

‘Mund të ndikojnë në fertilitet’/ Të brendshmet dhe kupat menstruale përmbajnë kimikate të dëmshme

Të brendshmet dhe kupat menstruale konsiderohen si një alternativë ekologjike ndaj pecetave dhe tamponëve: Tani një ekip studiuesish ka zbuluar se këto produkte mund të përmbajnë kimikatet e përhershme PFAS. Emri tingëllon gati poetik: “përjetësisht kimikate”. Por pas tij qëndrojnë përbërësit per- dhe polifluoroalkil (PFAS), të quajtur kështu, sepse kurrë nuk dekompozohen, duke mbetur përgjithmonë në mjedis. Kjo ka pasoja serioze për njeriun. Disa PFAS janë kancerogjene, të tjerë ndikojnë në sistemin imunitar ose zvogëlojnë efektin e vaksinave. “PFAS mund të ndikojë në pjellorinë, cilësinë e spermës, apo edhe zhvillimin e fëmijës në mitër”, tha toksikologia Marike Kolossa-Gehring për Tagesschau. Këto kimikate lidhen edhe me sëmundjen e gjendrës tiroide dhe presionin e lartë të gjakut. Tani një ekip studjuesish në SHBA ka zbuluar se këto...