Shqiptarët nuk e lëshojnë kafen dhe duhanin, konsum rekord në vitin 2025

Shqiptarët nuk e lëshojnë kafen dhe duhanin, konsum rekord në vitin 2025

Kafeja dhe duhani bën pjesë në rutinën e përditshme të shqiptarëve, pasi lokalet prej vitesh janë kthyer jo vetëm në vende bisedash, por edhe në një “institucion” për takime pune. Por ajo që vihet re është se trendi i konsumit të këtyre dy produkteve të akcizës ka rezultuar në rritje përgjatë këtij vitit. Dhe sa janë konsumuar gjatë këtij viti? Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se deri në shtator janë importuar dhe kanë shkuar për konsum 7027 ton kafe,  sasia më e lartë e konsumuar të paktën në 5 vitet e fundit për të njëjtën periudhë.  Ndërsa vetëm në shtator janë 852 ton të hedhura për konsum. E njëjta tendencë ka qenë edhe me cigaren. Në 9-mujor janë importuar 2,568 ton cigare, duke...