Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ambulanca nuk erdhi/ Qytetari humb ndjenjat në urban, shoferi e dërgon në urgjencë me autobus
Një qytetar, nëpërmjet një video, denoncon një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një urban të kryeqytetit. Sipas tij, një burrë rreth moshës 35-40 vjeç ka humbur ndjenjat gjatë udhëtimit dhe ka qëndruar i shtrirë pa ndjenja për rreth 20 minuta. Shoferi i autobusit ka telefonuar disa herë urgjencën, por ndihma mjekësore nuk është paraqitur në kohë. Në pamundësi për të pritur më gjatë, shoferi ka marrë vendimin ta dërgojë vetë të sëmurin drejt spitalit, me gjithë pasagjerët ende në autobus. Mesazhi i qytetarit: Përshëndetje! Ku është shteti, ku është shëndetësia?! Sot në autobus një burrë rreth 35-40 vjeç humbi ndjenjat duke rënë përtokë, pa shenja jete për rreth 20 minuta. Shoferi njoftoi ambulancën disa herë, por askush nuk erdhi. I vetmi “shërbim emergjence”...