Aeroporti i Vlorës është skemë korruptive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Lubi Ballukut dhe koncesionarit

Aeroporti i Vlorës është skemë korruptive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Lubi Ballukut dhe koncesionarit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar kontratën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës si një “skemë korruptive” që rëndon mbi taksapaguesit shqiptarë. Në një deklaratë publike, Berisha ka denoncuar shpenzimet e fryra, përfitimet e koncesionarit dhe cilësinë e dyshimtë të punimeve. Sipas Berishës, kontrata e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku parashikon që qeveria të kompensojë koncesionarin për çdo vit ku numri i pasagjerëve bie nën parashikimin. Kjo përkthehet në një pagesë prej mbi 9 milionë euro në vit, duke arritur në total 135 milionë euro, një shumë që, sipas tij, tejkalon me 20 milionë euro koston reale të ndërtimit të aeroportit. Berisha deklaroi se koncesionari pritet të përfitojë deri në...