Si tradicionalizmi metafizik u përdor nga Bannon dhe Dugin për të legjitimuar ekstremizmin e djathtë

Si tradicionalizmi metafizik u përdor nga Bannon dhe Dugin për të legjitimuar ekstremizmin e djathtë

Nga Antonio Gnoli, la Repubblica Nuk është e çuditshme që ideja e “traditës” – që, thjesht, do të thotë kthimi te e kaluara e lashtë për të justifikuar të tashmen, është bërë pjesë e politikave të ekstremit të djathtë anti-globalist dhe identitar. Kriza e ideologjive, dominimi i neoliberalizmit dhe rënia e rendit botëror të vjetër kanë krijuar nevojën për një frymëzim të ri kulturor. E djathta, në format e saj të ndryshme, ka kërkuar shpesh te koncepti i traditës dhe potencialet që ajo ofron. Filozofë evropianë të margjinalizuar dhe pak të njohur, si René Guénon, Julius Evola dhe Mircea Eliade, janë rizbuluar si në SHBA, ashtu edhe në Rusi. Ideologjia MAGA përdor me lehtësi këtë përzierje idesh që shikon modernitetin dhe produktin e tij më...