Problem global me internetin, preken miliona përdorues në të gjithë botën

Problem global me internetin, preken miliona përdorues në të gjithë botën

Një ndërprerje e madhe në Amazon Web Services ka shkaktuar kaos global, duke lënë miliona përdorues pa akses në aplikacione si Snapchat, Fortnite, Duolingo, si dhe në shërbime bankare dhe vetë platformat e Amazon, përfshirë Alexa, Prime Video dhe Ring. Sipas faqes DownDetector, problemet nisën rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës britanike, me mijëra raportime nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Shkaku kryesor mendohet të jetë një defekt në qendrën e të dhënave të Amazon në North Virginia, një nyje kritike e infrastrukturës globale të internetit. Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se deri më tani nuk ka prova për sulm kibernetik, por më shumë gjasa për një gabim të brendshëm teknik që ka shkaktuar një “dështim zinxhir” në sisteme të ndërlidhura. Ndërprerja ka prekur...