Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Identiteti digjital, Rama: Do jetë realitet në fillim të vitit 2026, edhe para BE-së
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot më 20 tetor, se Shqipëria do të bëhet një nga vendet e para në rajon që implementon identitetin digjital, një projekt ambicioz që pritet të hyjë në funksion në fillim të vitit 2026, një vit përpara afatit të përcaktuar nga Bashkimi Europian. Gjatë prezantimit zyrtar të projektit, Rama e cilësoi identitetin digjital si themelin e së ardhmes teknologjike të vendit. “Identiteti digjital është baza, për të ardhmen teknologjike që na pret”, u shpreh kreu i qeverisë. Sipas tij, ky hap është një pjesë e rëndësishme e strategjisë për modernizimin e administratës dhe rritjen e transparencës ekonomike. “Ajo që po prezantohet sot do të jetë në dispozicion të ekonomisë sonë në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Rama, duke nënvizuar rolin kyç që...