Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Britania do të jetë në gjendje të rrëzojë dronët nëse ata kërcënojnë bazat e saj
Forcat e armatosura britanike do të jenë në gjendje të rrëzojnë dronët nëse ata kërcënojnë bazat e tyre, raportoi të dielën The Telegraph, duke shpjeguar se ditën e sotme pritet të ketë një njofti nga Sekretari i Mbrojtjes John Healy. Healy pritet të përshkruajë vizionin e tij për mbrojtjen e bazave ushtarake më kritike të Britanisë në përgjigje të “kërcënimit në rritje që paraqet Rusia”, raportoi The Telegraph. Aktualisht, Forcat e Armatooosura mund të përdorin pajisje speciale kundër mjeteve ajrore pa pilot që u lejojnë atyre t’i monitorojnë. Politika e re do t’i japë aftësinë për të rrëzuar dronët sapo të zbulohen, por vetëm në rrethana që konsiderohen urgjente dhe absolutisht të nevojshme. Zyra e sekretarit Healy nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga Reuters....