Kapet duke gjuajtur shpendë në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë, pranga 35-vjeçarit

Kapet duke gjuajtur shpendë në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë, pranga 35-vjeçarit

Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Tiranë, pasi u kap duke gjuajtur shpendë në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë. Policia ka sekuestruar armën e gjahut, si dhe municionin. “U kap në flagrancë, duke gjuajtur shpendë, te liqeni i Prushit, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë, vihet në pranga 35-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut me municion. Gjatë patrullimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, te liqeni i Prushit u evidentua se një shtetas po gjuante shpendë, në kundërshtim me moratoriumin e vënë për këtë veprimtari. Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë paligjshmëri, u identifikua dhe u arrestua autori, shtetasi N. M., 35 vjeç, banues në...