No Image Available

Berisha sulmon sërish Irena Gjokën nga SPAK: Duhet të ishte në burg, rri në detyrë se mban dosjen e Ilir Metës

sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" të dhënë ndaj tij. Në dalje nga ambientet e SPAK, Berisha u ndal në një prononcim për mediat, teksa sulmoi gjyqtaren Irena Gjoka. Sipas Berishës, Gjoka nuk i plotëson kriteret për të qenë gjykatëse, pasi ka feshehur dënimin në Greqi.  Kryedemokrati vijoi akuzat, duke thënë se gjyqtarja Gjoka mbahet në detyrë për shkak të dosjes së Ilir Metës, pa asnjë fakt penal. Për këtë, sipas Berishës, ajo vepron e ndihmuar nga pushteti i Edi Ramës.  “Ky është shteti i Irena Gjokës me 5 mbiemra. Është dënuar me vendim të formës së prerë dhe vazhdon që të jetë gjykatëse. Nuk mund të...