Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PS përjashton Bardhin, Korreshi: Duan të dëmtojnë rolin e opozitës në Kuvend
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka dhënë detaje nga mbledhja e Komisionit të Etikës, ku u vendos përjashtimi me 15 ditë nga punimet parlamentare të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Vendimi erdhi si pasojë e përplasjeve mes Bardhit dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi në seancën e fundit plenare. “Kjo është një goditje që i bëhet njërës nga figurat kryesore të PD-së siç është kryetari i grupit parlamentar, si e si që ta dëmtojnë sa më shumë rolin e opozitës në Kuvend”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat Saimir Korreshi. Pjesë nga deklarata: Na bënë ulje çmimi, duke qenë se brenda 15 ditësh mbaron raportimi i organeve të drejtësisë, dhe kjo nuk ka qenë asgjë tjetër veçse për të ulur zërin...