Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën
Kryedemokrati Sali Berisha, nga jashtë SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka deklaruar se dosjes ku flitet për Taulant Ballën i janë hequr fashikujt. Sipas kryedemokratit, në transkripte Taulant Balla del si bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit. “Në transkripte Taulant Balla del disa herë si bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit. Ky dënon roje e shofer, kurse Taos i heq fashikujt”, tha Berisha. Deklarata e Berishës: A nuk është ky bashkëpunëtor në krim, kur lexon njëlloj si unë transkrimet e bisedave të Elona Daupajt, ku Taulant Balla nga fillimi në fund del disa herë si bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit, dhe ky dënon roje dhe shoferë dhe Taos ja heq fashikullin. A janë këto kështu apo jo, a duhet ti dimë...