Arrestohet në Abu Dhabi shqiptari i dyshuar për atentatin ndaj gazetarit italian

Arrestohet në Abu Dhabi shqiptari i dyshuar për atentatin ndaj gazetarit italian

Një shtetas shqiptar me inicialet A.S, i kërkuar nga prokurorët e Drejtorisë Antimafia në Itali, është arrestuar dhjetë ditë më parë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai akuzohet si porositësi i vrasjes së bashkëkombasit të tij Selavdi Shehaj, i njohur si “Passerotto”, i cili u ekzekutua më 20 shtator pesë vite më parë në plazhin e Torvaianica. Siç shkruan Corriere Della Sera, vrasja dyshohet të ketë qenë pjesë e një përplasjeje mes klaneve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, me metoda të dhunshme tipike mafioze. A.S u identifikua falë bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë dhe hetuesve lokalë. Hetimet e përbashkëta mes karabinierëve dhe policisë kishin zbuluar më herët se vrasësi me pagesë, Raoul Esteban Calderón, i dënuar me burgim të përjetshëm edhe për...