Kërkoi pavlefshmëri të hetimeve, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Veliajt

Kërkoi pavlefshmëri të hetimeve, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Veliajt

Erion Veliaj, TIRANË- Gjykata e Apelit te Posaçëm ka rrëzuar ankimimin e paraqitur nga Erion Veliaj, në lidhje me pretendimet për shkelje procedurale gjatë hetimeve ndaj tij. Veliaj ankimoi në Apelin e Posaçëm për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore të kryera nga SPAK. Apeli i GJKKO-së nuk ka marrë parasysh kërkesën e Veliajt, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, më 1 shtator.  “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë...