Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pësoi djegie të rënda pasi shtëpia në Maliq u përfshi nga flakët, 6-vjeçarja ende në gjendje kritike te QSUT
Gjendja shëndetësore e 6-vjeçares nga Maliqi e cila mori djegie të rënda pasi shtëpia ku banonte u përfshi nga flakët është ende kritike. E mitura që prej ditës së djeshme ndodhet në reanimacion e intubuar në urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Sipas informacioneve, vajza ka 45% djegie ne trup, ku konktretisht plagët më të rënda i ka në fytyrë dhe duar. Ajo është në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët pediatër, por edhe nga mjekët e plastikës. Ministria e Shëndetësisë e pyetur për mundësinë e dërgimit jashtë vendit thotë se gjendja e vajzës nuk e mundëson aktualisht lëvizjen, për këtë arsye nuk po e konsiderojnë për momentin këtë opsion. Një ditë më parë (19 tetor) Maliqi u trondit nga kur shtëpia e familjes Azisllari u përfshi nga flakët. Nëna e të...