Pagoi 150 mijë € për ekzekutimin e shqiptarit në Itali, arrestohet në Dubai porositësi (EMRI)

Pagoi 150 mijë € për ekzekutimin e shqiptarit në Itali, arrestohet në Dubai porositësi (EMRI)

Altin Sinomati, i cili besohet të jetë nxitësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, i vrarë më 20 shtator 2020, në plazhin e Torvaianica, një qytet në provincën e Romës, u arrestua në Abu Dhabi nga Policia e Emirateve të Bashkuara Arabe. Arrestimi erdhi pas kërkimit ndërkombëtar për të arratisurin, i ashtuquajturi Njoftim i Kuq, i kërkuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Romës. Sinomati akuzohet se ka ka dhënë urdhrin për eliminimin e Shehaj nga Raul Esteban Calderon (i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fabrizio Piscitelli-t), duke i dorëzuar fizikisht atij shumën prej 150,000 eurosh si kompensim për ekzekutimin. Për krimin në fjalë, Calderon si autor dhe Giuseppe Molisso si bashkëpunëtor janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm në shkallën e parë nga Gjykata...