Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjedia në Maliq, kryebashkiaku: Situatë e vështirë, do ndihmojmë me çdo mundësi
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Maliqit ditën e djeshme, ku një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Ndërkohë, vajza e mitur e familjes ndodhet në gjendje të rëndë në një spital në Tiranë, duke luftuar për jetën. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu. Ai në një intervistë dhënë për gazetaren e Klan News, Daniela Zisi, e përshkroi situatën si shumë të vështirë dhe shprehu solidaritetin e institucionit që drejton, me familjen e prekur. “Është një situatë e vështirë, jo vetëm për ne si institucion, por për të gjithë qytetarët e Maliqit, të cilët janë thellësisht të prekur dhe shprehin ngushëllimet për...