Berisha paraqitet në SPAK: Ky është shteti i Irenës me 5 mbiemra!

Berisha paraqitet në SPAK: Ky është shteti i Irenës me 5 mbiemra!

Kreu i PD Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë, 20 tetor, në SPAK. Berisha u paraqit në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij. Berisha mbajti fjalën e tij përpara ambienteve të SPAK. Ai u shpreh se shteti shqiptar është në dorën e Irena Gjokës me 5 mbiemra. “Ky është shteti i Irena Gjokës me 5 mbiemra. Është dënuar me vendim të formës së prerë dhe vazhdon që të jetë gjykatëse. Nuk mund të jetë gjykatëse, në momentin që është dënuar dhe nuk e ka deklaruar as në formularin e dekriminalizimit”, tha kreu demokrat. Berisha theksoi se Irena Gjoka mbrohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Po ashtu, Berisha deklaroi se Irena Gjoka nuk ka pasur kriteret,...