Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij (Foto)
Janaq Paço, autori i monumentit të Skënderbeut në Tiranë e Prishtinë u detyrua nga hetuesia t’i thyente kryeveprat e tij artistike. Nga Nadire Buzo Ndërsa shekulli i XX, po trondiste botën pamore me këndvështrimet e ndryshme mbi nudot, me Pikaso, Matisse, Maillol, Antonio Bourdelle, Bonard, Mooere dhe Bacon, në Shqipëri burgoseshin, vriteshin dhe kërcënoheshin artistët. Në një rrugë në qendër të Tiranës, në studion e tij të rrënuar, skulptori Janaq Paço, thyente nudot “e turpshme”. Ishte koha kur vritej bukuria, kohë e helmët e pleniumeve të zinj me gjarpërinjtë e mbledhur kutullaç mbi gurët e rëndë të piramidës së Keopsit. Këta gjarpërinj kishin helmuar shumë artistë, edhe atë vetë. Paço ishte themeluesi i skulpturës dhe i shkollës së nudos në Shqipëri. Kontributi i tij në...