Shkrimtarët e mëdhenj që donin ta vrisnin njëri-tjetrin… ja pse nga miq u bënë armiq!

Shkrimtarët e mëdhenj që donin ta vrisnin njëri-tjetrin… ja pse nga miq u bënë armiq!

Letërsia ka pasur gjithmonë fushëbetejat e saj. Ushtarë me stilolaps në dorë, gati për t’u përballur me njëri-tjetrin, jo me teh shpate e as me arkebuz, por me fjalë të mprehta si thika. Zënka letrare, sepse me këtë kemi të bëjmë sot, të cilat jo rrallëherë ndizen në urrejtje kokëforta dhe armiqësi të helmuara. Mosmarrëveshje të destinuara të zgjasin, në një mënyrë apo në një tjetër, gjatë gjithë jetës. Një koment i pakëndshëm për një libër të ri, një kritikë e rastësishme (ose e qëllimtë), që shfaqet në faqen kulturore të kësaj apo asaj gazete dhe befas fillon shiriti, lufta shpallet menjëherë brenda natës. Në të vërtetë, historia e letërsisë spikat me përplasje mes titanëve. Përballje të ashpra, që gjenitë letrarë kanë zhvilluar mes tyre, të aftë...