Abuzimi me tenderin 525 mln lekë, Prokuroria Tiranës çon në gjyq 20 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, ja si KLSH…

Abuzimi me tenderin 525 mln lekë, Prokuroria Tiranës çon në gjyq 20 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, ja si KLSH…

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën në të paktën 7 prokurime në Ministrinë e Bujqësisë. Hetimi ka nisur në kohën e LSI, për karkalecin dhe për sëmundjet e gjedhëve, të cilat janë procedura të 2016-2017. Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.2069, të vitit 2025, rezultoi se shtetasit: M.K., E.H., G.Xh., I.A. A.Gj., L.K. E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., A.A. kanë kryer veprimin e mësipërme në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit...