Vuçiç “fërkon duart” për takimin midis Trump dhe Putin në Hungari, ja çfarë pritet të përfitojë Serbia

Vuçiç “fërkon duart” për takimin midis Trump dhe Putin në Hungari, ja çfarë pritet të përfitojë Serbia

Marsela SHYTIA Sapo Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të enjten se mund të takohej me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Budapest, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nxitoi të fliste me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe ta përgëzonte atë për organizimin e një takimi të madh paqeje. Dhe ai u mburr për këtë në rrjetin social Instagram. Duke marrë parasysh marrëdhëniet shumë të mira të Vuçiçit me Orbanin, i cili nga ana tjetër mban marrëdhënie të mira me Trumpin, nuk ishte e vështirë të hamendësohej se Vuçiç donte të nxirrte ndonjë përfitim politik për veten e tij nga ai takim, i cili do të dilte nga marrëveshja që ai përfundimisht do të bënte me tre udhëheqësit. Përfitimi politik Të premten, Vuçiç foli vetë për këtë,...