Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shpopullimi i Shqipërisë, 70% e bashkive me shtesë natyrore negative
43 bashki, nga 61 që janë në total kishin shtesë natyrore negative në vitin 2023, pasi në secilën prej tyre kishin vdekur më shumë persona se sa kishin lindur, raportoi INSTAT. Numri i bashkive në këtë grup është zgjeruar më tej në vitin 2024 për shkak të rënies së lindjeve në shkallë kombëtare, por ende nuk ka të dhëna të detajuara. Më së shumti bashkitë në Jug të vendit kanë shtesë natyrore negative për shkak së plakja e popullsisë po prodhon më shumë mortalitet. Sipas të dhënave të INSTAT, Korça shënon rënien më të thellë, me -394 banorë, ndjekur nga Vlora -182, Shkodra -152 dhe Kuçova -146. Arsyet lidhen me plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë dhe uljen e lindshmërisë, veçanërisht në qendrat urbane të...