Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Atentati ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci’, Avokati: Sulmi mund të ketë lidhje me grupe kriminale shqiptare. Situatë delikate edhe për Melonin
Një atentat i mirëorganizuar ka tronditur skenën mediatike në Itali, disa ditë më parë ( 17 tetor 2025) ku një mjet shpërthyes u vendos nën makinën e gazetarit dhe moderatorit të emisionit investigativ “Report”, Sigfrido Ranucci. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në Campo Ascolano, një zonë mes Romës dhe Pomezias, duke dëmtuar automjetin e familjes së gazetarit dhe shtëpinë ngjitur. Në një intervistë për “Kafe Shqeto”, avokati shqiptar Gentjan Alimadhi komentoi ngjarjen dhe theksoi se atentati është një çështje shumë delikate, duke mos përjashtuar mundësinë e përfshirjes së elementëve të lidhur me grupe kriminale shqiptare. Sipas tij, sulmi mund të konsiderohet një paralajmërim ndaj mediave investigative dhe individëve që guxojnë të denoncojnë korrupsionin dhe aktivitetet kriminale. LEXO EDHE: 'Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit të 'Rai...