Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bojkotohen gjyqet për 5 ditë pas arrestimit të avokatit në Elbasan
Pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami, me akuzën se ka kanosur për shkak të detyrës prokurorin Gjergj Ceka, ashtu siç paralajmëroi Dhoma e Avokatisë Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka nisur sot bojkotimi nga të gjithë avokatët e proceseve penale, përfshirë dhe ata pjesë e proceseve gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese. Bojkotimi do të jetë nga data 20 tetor e deri më datë 25. Nga ky bojkot përjashtohen seancat që kanë si objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurisë. Ky vendim i Dhomës së Avokatisë vjen pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami dy ditë më parë, pas një përplasje në sallën e gjyqit me këtij të fundit dhe prokurorit të çështjes, Gjergj Ceka. Bëhet fjalë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor...