Edi Rama: Brenda 2030-ës, godina të reja për sistemin e drejtësisë

Edi Rama: Brenda 2030-ës, godina të reja për sistemin e drejtësisë

Në një kohë kur siguria në sistemin e gjyqësorit dhe kushtet e  punës janë kthyer në kryefjalë të javëve të fundit, sidomos pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar rikonstruktimin e të gjitha godinave të sistemit të drejtësisë deri në vitin 2030. Për Ramën, infrastruktura e godinave nuk është arritur të mirëmbahet apo të menaxhohet nga vetë drejtësia, dhe kjo për shkak të pavarësisë që fitoi ky sistem pas reformës në drejtësi. Kryeministri është shprehur se qeveria zotohet për të marrë përsipër dhe këtë mision, për t’i ofruar vendit institucione dinjitoze, prokurori e gjykata, për të shtuar këtu dhe performancën dinjitoze. “Një tjetër projekt i domosdoshëm është masteplani i ndërtimit të godinave të drejtësisë. Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja...