Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Diell dhe temperatura të ngrohëta, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe vranësira të pakta kalimtare, në orët e mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.