Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Agjencitë perëndimore të inteligjencës po vëzhgojnë ‘klubet neo-fashiste’
Nga Ben Makuch, The Guardian Klubet e luftës neo-fashiste, të cilat përbëjnë një vatër globale të neo-nazizmit, kanë rënë në radarët e agjencive të inteligjencës perëndimore, të cilat i konsiderojnë ato, si një kërcënim në rritje për sigurinë kombëtare, sipas ekspertëve dhe dokumenteve qeveritare, që janë shqyrtuar nga gazeta “The Guardian”. Këto “klube aktive”, banda të tipit të arteve marciale të përziera, që predikojnë një ideologji ekstremiste të djathtë të frymëzuar nga mësimet e Adolf Hitlerit, po veprojnë përtej kufijve shtetërorë. Por zbulimi se shërbimet zyrtare të sigurisë – ato që zakonisht mbikëqyrin organizata terroriste të shpallura si Shteti Islamik, po i monitorojnë këto grupe, tregon se klubet aktive po shndërrohen në një kërcënim të ri dhe në rritje. “Agjencitë e inteligjencës kërkojnë të kenë...