Bombardimet në Rripin e Gazës i morën jetën 44 personave/ Reagon Trump: Armëpushimi në fuqi, mund të ketë rebelë

Bombardimet në Rripin e Gazës i morën jetën 44 personave/ Reagon Trump: Armëpushimi në fuqi, mund të ketë rebelë

Tensionet në Rripin e Gazës janë përshkallëzuar sërish, pasi ushtria izraelite njoftoi se ka rifilluar zbatimin e armëpushimit, pas një serie sulmesh ajrore që pasuan atë që e quajti “shkelje flagrante” të marrëveshjes nga ana e Hamasit. Sipas ushtrisë izraelite, incidenti nisi pasi “terroristë qëlluan me raketë antitank dhe armë zjarri” ndaj trupave izraelite në qytetin Rafah, duke vrarë dy ushtarë. Në reagim, avionët luftarakë të Izraelit goditën objektiva të Hamasit në jug të Gazës, ndërsa burime spitalore raportuan 44 persona të vrarë. Hamasi mohoi të kishte dijeni për përleshje në zonat nën kontrollin izraelit dhe akuzoi Tel Avivin për “shkelje të marrëveshjes së armëpushimit”, duke paralajmëruar se bombardimet mund të çojnë drejt “kolapsit total” të situatës. Më vonë, pas orës 21:00, Forcat e Mbrojtjes...