Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Për herë të parë pas dy dekadash, shteti i Amerikës Latine do të drejtohet nga një president i qendrës së djathtë: Do afrohemi me qeverinë e Trump
Bolivia ka zgjedhur një president të qendrës së djathtë për herë të parë pas gati dy dekadash dominimi nga e majta. Senatori Rodrigo Paz Pereira, 58 vjeç, fitoi balotazhin presidencial të së dielës me 54.6% të votave, kundrejt ish-presidentit konservator Jorge “Tuto” Quiroga, që mori 45.4%. Fitorja e Paz Pereira shënon fundin e epokës politike të Movimiento al Socialismo (MAS), partisë së ish-presidentit Evo Morales dhe të pasardhësit të tij Luis Arce, e cila ka qeverisur vendin për gati 20 vjet. Në fjalimin e tij pas fitores në La Paz, presidenti i zgjedhur u zotua të “ndërtojë një të ardhme të re për Bolivinë, me punësim, institucione të forta dhe siguri ligjore”. Ai tha se “ideologjia nuk vendos ushqim në tryezë, por puna po”, duke...