Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Grenell sulmon sërish Gjykatën Speciale të Hagës: Është e korruptuar
Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, i cili në administratën e parë të Trump ka mbajtur rolin e emisarit Amerikan për dialogun Kosovë-Serbi ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të financimit për Gjykatën Speciale të Hagës. Në një status në rrjetin social X, Grenell shkroi se kjo Gjykatë është e korruptuar ndërsa theksoi se prej më shumë se 5 vitesh, ajo mban të arrestuar padrejtësisht ish Presidentin e Kosovës Hashim Thaci. “Haga është totalisht e korruptuar dhe duhet ti ndalet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e kësaj Gjykate që arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai është ende në burg dhe Gjykimi i tij ka filluar vetëm kohët e fundit”, tha...