Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ministri Salla në Korçë: Mbështetje fermerëve dhe blegtorëve përmes Skemës së Subvencioneve
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në qarkun e Korçës, ku ndaloi në fermën model të prodhimit dhe grumbullimit te qumështit A.F.A Sh.p.k., Ferma, e krijuar që në vitin 2002, përfaqëson një shembull suksesi në mbarështimin e gjedhit, me 230 krerë lopë, të cilat ushqehen dhe milen me teknologji bashkëkohore, duke siguruar një rendiment prej 1000 litra qumësht në ditë. Ferma funksionon me cikël të mbyllur, ku prodhohet e grumbullohet qumështi dhe më pas dërgohet në kompanitë përkatëse të përpunimit. Gjatë vizitës, ministri Salla u ndal në diskutimin e Skemës Kombëtare të Subvencioneve, një mekanizëm që mbështet çdo vit fermerët dhe sipërmarrjet bujqësore, si dhe theksoi nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të skemës, me synimin për të rritur eficiencën dhe...