Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Në forumin e biznesit Shqipëri – Turqi, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë investitorëve turkë që vijnë dhe të investojnë në Shqipëri. Ndërsa vlerësoi Raportet mes dy vendeve, Rama tha se duhet të dyfishojnë shkëmbimet tregtare. “Sot Shqipëria dhe Turqia janë ato dy duar që duartrokasin së bashku historinë e një miqësie që nuk njeh kthesa e një partneriteti, që forcohet çdo ditë dhe një horizonti që hapet përpara nesh. Shqipëria nuk është më ishulli i mbyllur, sot është një vend i hapur, ishull i bukur ku mund të shumëfishosh investimin tënd në pak vite. Me taksa të ulëta, me energji të gjelbër me turizëm në rritje dhe teknologji që zhvillohet çdo ditë, e me një treg që pret krahëhapur sipërmarrjen turke. Ejani të punojmë bashkë...