Nderim për inovacionin: Steve Jobs do të jetë fytyra e monedhës njëdollarëshe amerikane

Nderim për inovacionin: Steve Jobs do të jetë fytyra e monedhës njëdollarëshe amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nderojnë themeluesin dhe ish-drejtorin ekzekutiv të kompanisë “Apple”, Steve Jobs, me një monedhë të veçantë njëdollarëshe. Monedha do të jetë pjesë e serisë “American Innovation”, e cila prej vitit 2018 përzgjedh personalitete që përfaqësojnë më së miri frymën krijuese amerikane. Në dizajnin e ri për vitin 2026, Jobs paraqitet i ri në moshë, ulur këmbëkryq përpara një peizazhi tipik kalifornian me kodra të buta dhe lisa. Sipas përshkrimit të bërë nga Thesari Amerikan, qëndrimi dhe shprehja e tij reflektojnë frymëzimin që mori nga natyra për ta kthyer teknologjinë e ndërlikuar në diçka të thjeshtë dhe intuitive. Steve Jobs përfaqëson shtetin e Kalifornisë, vendlindjen dhe qendrën e kompanisë “Apple”, e cila nën drejtimin e tij u bë një nga...